Sipas një studimi të ri, njerëzit që së fundmi kanë pasur Covid-19 janë në një rrezik të shtuar për sëmundjet kardiovaskulare dhe diabetin.
Për disa javë pas infektimit, rreziku i zhvillimit të kushteve ishte dukshëm më i lartë, sipas studiuesve që shikuan të dhënat nga më shumë se 428,000 pacientë Covid-19, transmeton portal arbresh.info
Studimi gjeti se pacientët me Covid-19 kishin 81 për qind më shumë diagnoza të diabetit në katër javët e para pas kontraktimit të virusit dhe se rreziku i tyre mbeti i ngritur me 27 për qind deri në 12 javë pas infektimit.
Covid-19 u shoqërua gjithashtu me një rritje gjashtëfish të diagnozave kardiovaskulare në përgjithësi, kryesisht për shkak të zhvillimit të embolisë pulmonare (mpiksjes së gjakut në mushkëri) dhe rrahjeve të parregullta të zemrës.
Studimi zbuloi se rreziku i sëmundjes kthehet në bazë pas 23 javësh për diabetin dhe shtatë javë për sëmundjet kardiovaskulare.
Ekspertët këshillojnë që mjekët të shikojnë me kujdes pacientët që janë të prekur së fundmi nga koronavirusi, duke rekomanduar që ata t’i këshillojnë pacientët të hanë mirë dhe të ushtrojnë për të ndihmuar në uljen e rrezikut të rritur të diabetit.
“Përdorimi i një databaze të madhe kombëtare të të dhënave elektronike të shëndetit nga kujdesi parësor na ka mundësuar të karakterizojmë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit mellitus gjatë fazave akute dhe afatgjata pas infeksionit Covid-19”, tha autorja e studimit, Emma Rezel-Potts.
Rastet me koronavirus janë rritur ndjeshëm në botë, pasi varianti i fundit i Omicron BA.5 është duke u përhapur me shpejtësi të madhe./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...