Njerëzit me grupin e gjakut 0 mund të jenë më pak të prekshëm nga Covid-19 dhe ekziston mundësia që të mos sëmuren rëndë.
Sipas një studimi të bërë së fundmi, grupet e gjakut mund të luajnë një rol të rëndësishëm në ndjeshmërinë e një personi ndaj infeksionit dhe për të mos u sëmurë rëndë nga ai.
Një studim danez zbuloi se mes 473,654 njerëzve që bënë testin për Covid-19, vetëm 38,4% me grupin e gjakut 0 doli pozitiv, edhe pse në mesin e një grupi prej 2.2 milionë njerëzish që nuk ishin testuar, ai grup gjaku përbënte 41.7% të popullsisë.
Në studimin tjetër, studiuesit në Kanada zbuluan se mes 95 pacientëve të sëmurë rëndë me Covid-19, pjesa më e madhe me grupin e gjakut A ose AB, pra 84% e tyre, kërkonte ventilim mekanik krahasuar me pacientët me grupin e gjakut 0 ose B, i cili ishte 61%. Sipas po këtij studimi ata me grup A dhe AB rrinin më gjatë në kujdes intensiv, krahasuar me 0 dhe B./republika/
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, raportohet për një të pla...
Gjykata e Lartë pranon të shqyrtojë çështjen e TikTokut
Gjermania dyfishon eksportet e armëve në Ukrainë dhe i përgj...
Senati miraton buxhetin për mbrojtjen
Hamza premton uljen e tatimit në pronë
Bruksel- Plani i rritjes ekonomike, Rama i pranishëm në sami...