Një zyrtar i ministrisë së Drejtësisë diagnostifikohet me Covid-19

00:30 | 12 Maj 2020
Trina Galanxhi

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se më datë 11 maj 2020, pas testimit për Covid-19 nga IKSHPK, një zyrtar i saj ka rezultuar pozitiv dhe i njëjti është karantinuar sipas udhëzimeve të institutit.

Rasti i zyrtarit të MD-së është rast kontakti, njofton Klan Kosova.

“Ministria e Drejtësisë ju njofton se të gjithë zyrtarët e tjerë të cilët kanë pasur kontakte me zyrtarin e identifikuar me Covid-19, janë karantinuar dhe pritet që ditët në vijim të testohen nga IKSHPK-ja”.

“Ministria e Drejtësisë do t’i ndërmarrë të gjitha masat e parapara, duke dezinfektuar hapësirat e punës dhe duke vendosur masa higjienike në ambientet e MD-së”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme