Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut ka informuar se në 24 orët e fundit janë bërë 2.729 testime për coronavirus, ndërsa 319 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej rasteve të reja në Shkup janë 184, Manastir – 25, Kavadar – 23, Kumanova – 14, Prilepi – 11, Velesi dhe Kërçova – 9, Gjevgjelia – 7, Ohri – 6, Negotina dhe Dellçeva – 5, Koçani – 4, Shtip, Dibër, Proboshtip, Kratovë dhe Demir Hisar – nga 2, Tetova, Struga, Sveti Nikolla, Radovishi, Berova, Valandova dhe Vinica – nga 1.
Nga MSH thonë se në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë vetëm një pacient me COVID-19, i cili ka qenë me sëmundje shoqëruese.
Ndërsa ISHP ka regjistruar 258 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 304.047, prej të cilëve 292.886 janë shëruar, ndërsa 9.188 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive deri sot (23 mars) është 1.973.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...