Një viktimë dhe 23 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

14:26 | 11 Prill 2022
A. B.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informon se në 24 orët e fundit janë bërë 953 testime për coronavirus, ndërsa 23 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup janë 19.

Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit është regjistruar një pacient i vdekur, i moshës 80 vjeçare.

Ndërsa ISHP ka regjistruar 190 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV shkon në 307.817, prej të cilëve 297.354 janë shëruar, ndërsa 9.252 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (11 prill) është 1.211.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme