Në një studim të zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar janë zbuluar 5 simptomat më të zakonshme të cilat përcaktojnë nëse është vërejtur koronavirusi i ri (COVID-19) tek personat e vaksinuar.
Sipas lajmit të CNBC, brenda kornizës së hulumtimit të quajtur Zoe Covid Symptom, i cili është ende duke vazhduar në Britani thuhet se u përdor edhe një aplikacion.
Gjithashtu thuhet se aplikacioni hyri në ankesat e atyre që u prekën nga COVID-19 dhe këto të dhëna u analizuan nga shkencëtarët.
Hulumtimi identifikoi 5 simptomat më të zakonshme të COVID-19 duke ndarë në 3 grupe ata që ishin vaksinuar dhe ata që nuk ishin vaksinuar.
Dhimbja e kokës, rrjedhja e hundës, tështitja, dhimbja e fytit dhe humbja e nuhatjes thuhet të jenë simptomat më të zakonshme të COVID-19 tek ata që kanë marrë vaksinë me dozë të dyfishtë.
Pesë simptomat më të zakonshme tek ata që morën një vaksinë me një dozë të vetme u renditën si dhimbje koke, rrjedhje e hundës, dhimbje fyti, tështitje dhe kollitje.
Ndërsa ata që nuk ishin vaksinuar ankoheshin për simptomat më të zakonshme të dhimbjes së kokës, dhimbjes së fytit, rrjedhjes së hundës, etheve dhe kollitjes.
Studimi gjithashtu tregoi se edhe një dozë e vetme e vaksinës zvogëlon rrezikun e kontraktimit të COVID-19 krahasuar me njerëzit e pavaksinuar./AA/
Leo i nervozuar me veprimin e Vullnetit
‘Mbylle gojën’, ‘përndjekëse’, debat i ashpër mes banorëve
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...