Ishujt Marshall, një nga vendet e fundit në botë të paprekur nga coronavirusi, regjistroi dy rastet e para pozitive.
Qeveria e arkipelagut të Paqësorit njoftoi se dy punëtorë nga SHBA-ja janë infektuar me virus pasi ata mbërritën nga Hawaii, raporton BBC.
Çifti arriti në një fluturim ushtarak dhe që nga momenti kur mësuan se ishin pozitiv, ata u vendosën në karantinë dhe të dy janë raste asimptomatike.
Kujtojmë se Ishujt Marshall mbyllën kufijtë përsëri në muajin mars për të parandaluar depërtimin e virusit.
Autoritetet shtojnë se masat e sigurisë kanë siguruar që ata të mos kenë asnjë kontakt me komunitetin në ishujt. /Telegrafi/
Shkencëtarët në Peru zbulojnë një fosil krokodili 12 milionë...
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani
Sekretari Blinken uron Shqipërinë
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, d...
FSK bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz