Një në pesë pacientë me Covid kanë shfaqur probleme me sëmundjet mendore

09:54 | 10 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Pothuajse një në pesë persona që kanë qenë të infektuar me Covid-19, më vonë janë diagnostifikuar me me një çrregullim psikiatrik të tilla si ankthi, depresioni ose pagjumësia.

Studimi që ka gjetur këto të dhëna, ka theksuar se sëmundjet mendore te pacientët me koronavirus janë të mëdha, shkruan Guardian, transmeton portal arbresh.info

Studimi i kryer nga Universiteti i Oksfordit dhe NIHR Qendra e Kërkimit Biomjekësor Shëndetësor në Oksford, ka gjetur se se njerëzit me një diagnozë para-ekzistuese të shëndetit mendor kishin 65% më shumë gjasa të diagnostikohen me Covid-19 sesa ata pa, madje duke llogaritur faktorët e njohur të rrezikut si mosha, seksi, raca dhe kushtet themelore fizike.

Megjithatë, Dr Max Taquet, një bashkëpunëtor klinik akademik i NIHR dhe një nga autorët e analizës, thotë se ky studim ka nevojë për hetim të gjërë, ndërkohë, të kesh një çrregullim psikiatrik duhet të shtohet në listën e faktorëve të rrezikut për Covid-19.

Hulumtimi sugjeron se njerëzit me prejardhje të varfër sociale – ekonomike kanë më shumë gjasa që të vuajnë nga shëndeti i keq mendor.

Varfëria gjithashtu rrit ekspozimin ndaj koronavirusit, për shkak të faktorëve si strehimi i mbushur me njerëz dhe kushtet e pasigurta të punës./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme