Google ADS

Një i vdekur dhe një rast pozitiv me COVID-19 sot në Shqipëri

17:08 | 21 Qershor 2021
Përparim Bublaku

Një person ka vdekur dhe një rast është konfirmuar pozitiv me koronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, kanë kryer 1542 testime.

Aktualisht janë 107 pacientë aktivë me Covid19 në Shqipëri, ndërkaq po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë, nga të cilët 2 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 11 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,929 që nga fillimi i epidemisë. /tvklan/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme