Një i vdekur dhe 41 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

15:05 | 6 Tetor 2021
V. S.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit të raportuara janë dhënë 8.637 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.397.224 doza të vaksinës.

Deri më sot 579.622 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.777 testime, 41 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 198 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.279.

Në total numri i rasteve aktive është 1.737./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme