Një i vdekur dhe 25 raste të reja me COVID19

15:02 | 8 Tetor 2021
arbresh.info

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 12.005 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.419.979 doza të vaksinës.

Deri më sot 598.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.370 testime, 25 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 362 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.033.

Në total numri i rasteve aktive është 1.335./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme