Google ADS

Një i vdekur dhe 13 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

15:00 | 31 Tetor 2021
V. S.

Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 13 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

31 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 2.138 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.346.

Në total numri i rasteve aktive është 439.

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme