Sipas një studimi të fundit, një gotë me lëng portokalli mund të parandalojë koronavirusin.
Studimi i ri ka identifikuar një trajtim të ri dhe një masë parandaluese të koronavirusit.
Sipas hulumtimit, botuar në revistën Medical Hypotheses, hesperidin, një përbërje në lëkurat e portokallit, mund të bllokojë koronavirusin të hyjë në qelizat pritëse përmes receptorëve ACE2 të cilët mund të parandalojnë infeksionin, transmeton portal arbresh.info
“Aktiviteti anti-viral i hesperidinës mund të përbëjë një mundësi trajtimi për Covid-19 përmes përmirësimit të imunitetit qelizor të strehuesit kundër infeksionit dhe aktiviteti i tij i mirë anti-inflamator mund të ndihmojë në kontrollimin e stuhisë së citokinës”, shkruan studiuesit.
Një ‘stuhi’ cikotine do të thotë reagim i tepërt i sistemit imunitar në trup.
“Në disa njerëz me Covid-19, sistemi imunitar lëshon lajmëtarë imunë, të quajtur citokina, në qarkullimin e gjakut në proporcion me kërcënimin ose shumë kohë pasi virusi nuk është më një kërcënim”, shpjegon Harvard Health.
Kur kjo të ndodhë, sistemi imunitar sulmon indet e trupit, duke shkaktuar dëm të konsiderueshëm.
“Një stuhi citokine shkakton një përgjigje të ekzagjeruar inflamatore që mund të dëmtojë mëlçinë, enët e gjakut, veshkat dhe mushkëritë dhe të rrisë formimin e mpiksjes së gjakut në të gjithë trupin,” vazhdon faqja e universitetit.
A sugjeron studimi një gotë lëng portokalli në ditë kundër koronavirusit?!
Studimi në përgjithësi ka të bëjë me vetëm kimikatin, megjithatë, studiuesit thonë se një gotë lëng portokalli mund të ndihmojë në forcimin e sistemit imunitar, me qëllim të parandalimit të koronavirusit.
“Duhet bërë më shumë hulumtime, por një gotë me lëng portokalli mund të ndihmojë,” thotë studimi./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...