Shkencëtarët francezë janë duke planifikuar që të provojnë një trajtim te pacientët e prekur me koronavirus që ka të bëjë me nikotinën.
Ky vendim erdhi pasi një studim theksoi se njerëzit që pijnë duhan janë më pak të rrezikuar ndaj koronavirusit, transmeton portal arbresh.info
Shkencëtarët në Paris sugjerojnë që substancat në duhan, mbase nikotina, potencialisht mund të parandalojnë Covid-19, shkruan Guardian.
Në raport më studimet, shkencëtarët francezë janë duke e pritur aprovimin e autoriteteve shëndetësore që të fillojnë punën. Megjithatë, shkencëtarët kanë insistuar që kjo nuk do të thotë që populli të inkurajohet të pijë duhan, gjë që mbart rreziqe të tjera potencialisht fatale për shëndetin.
Edhe pse nikotina mund të jetë në gjendje të mbrojë nga koronavirusi, duhanpirësit që infektohen shpesh zhvillojnë simptoma më serioze për shkak të efekteve toksike të tymit të duhanit në mushkëri, thonë ata.
Ekipi në Spitalin Piti-Salpetriere ekzaminoi 480 pacientë që ishin pozitivë për virusin, 350 prej tyre u shtruan në spital, ndërsa pjesa tjetër me simptoma më pak të rënda u lanë në shtëpi.
Nga ata të pranuar në spital, të cilët janë 65 vjeç, vetëm 4.4 përqind u zbuluan se ishin duhanpirës. Nga ata që janë lëshuar në shtëpi, me një moshë mesatare 44 vjeç, 5.3 përqind ishin duhanpirës./arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...