Google ADS

Nigeria mbyll shkollat për mësimin e Kuranit

00:22 | 23 Prill 2020
Trina Galanxhi

Guvernatorët e 19 shteteve veriore të Nigerisë kanë mbyllur të gjitha shkollat tradicionale për mësimin e Kuranit, në një përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e pandemisë.

Rreth 9 milionë fëmijë që ndjekin këto shkolla duhet të qëndrojnë në shtëpi, transmeton portal arbresh.info, duke cituar BBC-në.

Shumë prindër myslimanë në Nigeri, i dërgojnë fëmijët e tyre që të marrin mësime mbi librin e shenjtë Kuran.

Kryesisht, këta fëmijë janë shumë të varfëra dhe shpesh jetojnë në ndonjë strehimore, ose kur nuk janë në klasë janë duke lypur në rrugë.

Guvernatorët kërkuan që qendrat e testimit të virusit të ngrihen në veri, i cili ende nuk ka krijuar një strukturë të vetme pavarësisht nga një rritje e kohëve të fundit në raste.

Kufizimet në lëvizje janë në fuqi në tre pjesë të Nigerisë, kryeqytetit, Abuja, si dhe shtetet e Lagos dhe Ogun./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme