Simptomat e Covid-19 po vijnë e po shtohen dita ditës, pasi studime të reja po dalin në sipërfaqe në lidhje me infeksionin misterioz.
Përpos humbjes së nuhatjes, dhimbjes së kokës, etheve, vjelljes, skuqjes së lëkurës te gishtat e këmbës, edhe ngjyra e urinës është një përcaktues që tregon nëse jeni të prekur nga infeksioni Covid-19, transmeton portal arbresh.info
Sipas studimeve të fundit, ngjyra e errët e urinës është tregues që jeni në rrezik nga koronavirusi.
Ndryshimi i ngjyrës së urinës është një tjetër tregues, prandaj duhet kushtuar vëmendje.
Shkencëtarët nga Universiteti i Ohios, kanë ardhë në përfundim se dehidratimi mund të jetë një sinjal paralajmërues për koronavirusin.
Mënyra më e lehtë për të zbuluar se jeni të dehidratuar është të kontrolloni se çfarë ngjyre është urina juaj. Nëse ngjyra juaj e zakonshme është më e errët, atëherë mund të jeni të dehidratuar.
Kushdo që është dehidraduar dhe ka vështirësi në frymarrje duhet të konsultohet me mjekun./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...