Google ADS

Nga sot fillojnë me punë deri në ora 21:00 të gjitha kafenetë në Maqedoni

07:22 | 21 Janar 2021
V. S.

Qeveria në Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 40-të, me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse miratoi ndryshimet e vendimit për orarin e punës për restorantet dhe objektet tjera hotelerike nga ku prej më 21 janar hiqet vendimi për kufizimi i orarit të punës deri në ora 18:00.

Sipas vendimit, restorantet dhe objektet tjera hotelerike nga 21 janari do të punojnë deri në ora 21:00, dhe më pas do të jenë të mbyllura të gjitha objektet hotelerike dhe restorantet si dhe objektet hotelerike apo pjesët për ushqim në hotele, motele, pansione dhe objekte tjera të akomodimit, si dhe objektet hotelerike në stacionet e benzinave.

Përjashtim nga ky vendim janë objektet në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit dhe Aeroportit të Ohrit si dhe restorantet.

Objektet hotelerike që bëjnë shitje e ushqimit mund ta bëjnë përmes mënyrës alternative online ose me porosi me telefon dhe ta çojnë ushqimin ose të mundësojnë që të marrin vet qytetarët ushqimit por duke respektuar masat për dezinfektim, mbajtjen e maskave dhe mbajtjen e distancës./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme