Nga sot në Gjilan do të fillojë testimi për COVID-19 i qytetarëve.
Në mbledhjen e Komitetit të Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 , Ajhane Sefiu, bëri të ditur se sot gjatë ditës do të pranojnë aparatin RT-PCR për t’i punuar mostrat.
“E kam një lajm të mirë për qytetarët e Gjilanit se sot na vjen aparati për RT-PCR, i cili besojmë se shumë shpejtë do të aktivizohet dhe mostrat që i marrim do t’i punojmë tashmë në QRSHP”.
Drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Ukshin Ismaili, ka bërë të ditur se aktualisht janë duke u trajtuar 51 pacientë me oksigjeno-terapi, duke shtuar se tash për tash nuk ka mungesë oksigjeni.
Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Arbenita Hajdari, tha se brenda ditës ekipet e tyre po i bëjnë afro 65 vizita nëpër shtëpi tek pacientët e prekur me COVID-19.
Ajo bëri të ditur, po ashtu, se kanë pranuar 7500 doza të vaksinës kundër gripit sezonal, të cilat po shpërndahen në mënyrë racionale, duke u bërë thirrje të gjithëve që kanë nevojë, t’iu drejtohen qendrave të mjekësisë familjare.
Ndërkohë, drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili, e ka paraqitur gjendjen e përgjithshme, e cila është si vijon: nga 6882 mostra, 2709 të rezultuar pozitivë, 2278 të shëruar, 352 raste aktive, 79 të vdekur, të hospitalizuar të konfirmuar me COVID-19 janë 72, ndërkaq mostra në pritje janë 134.
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...