Nga Sllovenia dhe Austria sot kthehen 50 shtetas të Maqedonisë

13:21 | 17 Prill 2020
Arbresh.info

Një konvoj me 50 shtetas të Maqedonisë mbrëmë nisi nga Sllovenia për në Maqedoni.

Në konvoj ka 13 shtetas të Maqedonisë që nuk kanë pasur automjet të tyre dhe 19 shtetas me 11 automjete, përcjell telegrafi maqedoni.

Atyre ju bashkëngjitën edhe 19 shtetas të Maqedonisë nga Austria të cilët duan të kthehen ndërsa për personat pa automjete u sigurua autobus.

Të gjithë për shkak të coronavirusit dhe mbylljes së kufijve kanë mbetur në Slloveni dhe Austri.

Këtë konvoj e organizon Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenia, me asistencë të Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Slloveni.

Sipas planit, qytetarët sot do të kthehen në Maqedoni dhe do të dërgohen në karantinë shtetërore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme