Mbetet e rrezikshme gjendja me coronavirusin në Maqedoninë e Veriut.
Numri i rasteve të reja është treshifror për një periudhë të gjatë, ndërsa momentalisht ka 12.984 raste aktiv, kurse Shkupi është më i prekuri me 5.764 raste aktive.
Gjatë ditës së djeshme u regjistruar 557 raste të reja me coronavirus nga 3.885 testime, ndërsa u shëruan 572 pacientë, dhe 28 humbën jetën. Prej rasteve të reja më së shumti ka në Shkup 268, ndërsa më pas vjen Kumanova 39 dhe Velesi 29.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 185.450 persona, ndërsa prej tyre 166.099 janë shëruar dhe 6.367 kanë humbur jetën.
Krahas Shkupit që ka numër katërshifror të rasteve aktive në Shkup, në Tetovë ka ende 1.069 të infektuar. Kumanova ka 901 raste, ndërsa më pas vjen Struga me 650, Ohri 625, Gostivari 589 dhe Kërçova 489./Telegrafi/
Parashikimi i motit për këtë të dielë
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...