Në Gjilan që prej fillimit të pandemisë COVID-19, numri i personave që e kanë humbur betejën me COVID-19 ka shkuar në 100.
Lajmin e ka konfirmuar nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, në takimin e Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, të hënën.
“Kjo është dhimbje e madhe për të gjithë ne dhe është thirrje për kujdes maksimal për ta parandaluar përhapjen e virusit. Në emër të kryetarit Haziri, iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të të prekurve”, ka thënë Ismajli.
Gjendja e përgjithshme e Gjilanit që prej fillimit të pandemisë është si vijon: Nga 8632 mostra, 3274 kanë rezultuar pozitivë, 3020 janë shëruar, 100 persona e kanë humbur betejën me virusin, 154 raste janë aktive, 30 të konfirmuar me COVID-19 janë në hospitalizim dhe 60 mostra në pritje./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?