Nga e diela e 28 qershorit pritet që të rinisin fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Zëdhënësi i këtij aeroporti Bujar Gashi ka treguar në Edicionin Special të Klan Kosovës se në çfarë masa të shtuara sigurie pritet të rikthehen të gjitha linjat e rregullta.
“Aeroporti i Prishtinës ka qenë në kontakt direkt me IKSHPK-në, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe në bazë të rekomandimeve të tyre kemi vepruar deri më tani, ashtu si do të veprojmë edhe tash e tutje. Kemi marrë disa masa. Udhëtarët duhet të mbajnë distancë, derisa në gjithë aeroportin janë vendosur tabela që tregojnë se si duhet të sillen udhëtarët. Nga data 28 qershor udhëtarët duhet të sillen më ndryshe nga ajo që janë mësuar deri tani – tash duhet të jenë të paktën tri orë më herët para fluturimit në aeroport dhe mundësisht mos të vinë me shumë familjarë, ashtu siç e kemi traditën për t’i përcjellë”.
“Në hyrje të aeroportit secili udhëtar duhet ta paraqesë biletën që e konfirmon se e ka fluturimin po atë ditë. Në hyrje të aeroportit përveç ekipit mjekësor do të jetë edhe sigurimi”.
Gashi ka sqaruar edhe një herë se udhëtarët që hyjnë në Kosovë nuk e kanë obligative ta kenë një test negativ të Covid-19, por është e preferueshme.
Por, sa fluturime janë anuluar gjatë kohës sa Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ishte i mbyllur për shkak të pandemisë?
“Kemi pasë rreth 4500 fluturime që nga data 12 mars deri më 15 qershor që në kushte normale duhej të realizoheshin, pra po flasim për më tepër se 700,000 udhëtarë. Me shifra të sakta do të dalim posa t’i kthehemi normalitetit”.
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...