Google ADS

Nga dhjetori prishtinasit mund të testohen për Covid-19 dhe të marrin rezultatin për 15 minuta

00:26 | 23 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Në 10 ditët e ardhshme pritet që qytetarët e Prishtinës të mund të kryejn teste të shpejta për Covid-19 dhe rezultatin ta marrin brenda ditës.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi ka dhënë detaje.

“Një risi e cila do të ndodh në fund të javës së ardhshme, brenda 10 ditësh do të jenë testet e shpejta me strisho, antigjen”, tha Gashi.

“Kemi arritur që të porosisim 18 mijë teste për kryeqytetasit. Janë teste rapide që kryhen me aparatura të sofistikuar dhe janë të fundit në botë që janë shumë të suksesshme dhe kanë një përqindje të besueshmërisë prej 97 për qind”, shtoi ai.

Për një hap të tillë Gashi thotë të jenë këshilluar me IKSHPK’në dhe ekspertë të këtij lëmi.

“Brenda 15 minutave do të tregojnë rezultatin e qytetarëve që do të testohen për antigjen Covid-19”, tha Gashi./medial/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme