Google ADS

Nga 59 pacientë, shtatë prej tyre në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

08:33 | 9 Nëntor 2020
M. A.

Gjatë vikendit në Spitalin e Pejës 540 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, ku 66 nga këta pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Aktualisht në këtë spital janë duke u trajtuar 59 pacientë të prekur me COVID-19, ku shtatë prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësorë.

“Aktualisht po trajtohen 59 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 52 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 7 pacientë janë në gjendje më të rëndë.Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 540 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta 66 pacientë janë̈ shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Tutje u theksua se gjatë kësaj kohe 578 pacientë kanë kryer analiza, që në total i bie të jenë kryer 5 mijë e 74 analiza.

“Gjatë vikendit janë kryer 13 Operacione. 120 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë vikendit dhe atë 79 Rëntgen, 33 EHO dhe 8 CT-ja.9 lindje kanë qenë gjatë vikendit, 7 lindje kanë qenë normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 9 foshnje, 4 të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore”, thuhet tutje në njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme