Gazeta amerikane “New York Times”, pretendon se shifrat e vdekjeve nga koronavirusi në SHBA mund të jenë shumë më të larta nga shifrat zyrtare, transmeton arbresh.info.
Në artikullin e saj gazeta krahasoi shifrat javore të vdekjeve për periudhën e përhapjes së pandemisë 8 mars-11 prill për qytetin e New Yorkut dhe 7 shteteve me shifrat e vdekjeve të shënuara në po të njëjtat javë në vitet e kaluara.
Duke krahasuar statistikat e vdekjeve të lidhura me COVID-19 të Qendrës amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve (CDC) me statistikat e vdekjeve të përgjithshme, gazeta pretendon se mund të ketë rreth 9.000 vdekje të cilat nuk janë mundur të kuptohen se burojnë nga COVID-19 për shkak se nuk janë testuar.
Sipas artikullit, për periudhën në fjalë vdekjet në qytetin e New Yorkut janë rritur mesatarisht 325 për qind në krahasim me vitet e mëparshme duke arritur në 11.900 vdekje shtesë. Ndërsa në anën tjetër janë regjistruar 10.261 vdekje me burim COVID-19.
Gazeta ka mbrojtur idenë e saj se diferenca prej 1.700 vdekjeve më shumë mund të jenë raste të COVID-19 të cilat nuk janë regjistruar për shkak se nuk janë testuar.
Më tej thuhet se raste të tilla të paregjistruara mund të ketë edhe në shtete të tjera ku përveç 1.700 rateve në New York mund të ketë edhe 3.000 në News Jersey, 700 në Illinois, 600 në Michigan, 500 në Massachusetts, 500 në Maryland dhe 300 në Colorado.
Deri më sot në SHBA janë shënuar 1.035.765 raste me koronavirus ndërsa mbi 58 mijë persona kanë humbur jetën./arbresh.info/AA
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...