Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se nëntë pacientë të konfirmuar me Covid-19 janë duke u trajtuar në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme.
Në trajtim janë edhe 11 pacientë që e kanë kaluar virusin.
Njoftimi i plotë:
ShSKUK: Në trajtim 9 pacientë nga Covid-19
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës po trajtohen 9 pacientë të konfirmuar me Covid-19, 11 të tjerë të negativizuar, post-Covid-19.
Me oksigjeno-terapi 12 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 3 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 11 pacientë
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë
Spitali i Pejës, 2 pacientë
Spitali i Gjilanit, 3 pacientë
Spitali i Gjakovës, 1 pacient/arbresh.info/
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?