Qumështi i nënave që kanë marrë dy doza të vaksinës së koronavirusit mund të përmbajë antitrupa që mbrojnë foshnjat nga virusi.
Hulumtimi u krye midis dhjetorit 2020 dhe marsit 2021, dhe megjithëse është i vogël, shkencëtarët thonë se është inkurajues, tranmseton portali arbresh.info
Në hulumtim kanë marrë pjesë 21 punonjës shëndetësorë në SHBA, që nuk kanë qenë të infektuara nga koronavirusi.
Kjo ishte rreth kohës kur vaksinat u bënë të disponueshme për profesionistët e kujdesit shëndetësor në Shtetet e Bashkuara.
Një mostër e qumështit të gjirit dhe gjakut u mor tre herë në total: para vaksinimit, pas dozës së parë dhe pastaj pas dozës së dytë.
Rezultatet treguan se pas dozës së dytë, u gjetën doza të antitrupave në gjak dhe në qumësht, shkruan Independent.
Gjithashtu, numri i antitrupave të pranishëm pas vaksinimit ishte më i lartë se ai i regjistruar pas infektimit natyror me virusin.
Kur foshnjat lindin, sistemi i tyre i pazhvilluar imunitar lufton për të luftuar infeksionin. Kjo është arsyeja pse ata janë shumë të rinj për të reaguar në mënyrë adekuate ndaj llojeve të caktuara të vaksinave, thonë ekspertët.
Josephine Larkin, profesoreshë në Universitetin e Floridas dhe autore e studimit tha se rezultati i studimit tregon se rritja e numrit të antitrupave kundër koronavirusit ndodh pas vaksinimit dhe më pas përmes qumështit transferohet edhe te foshnjet./arbresh.info/
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...