Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar gjithsej 67 pacientë me COVID-19, prej të cilëve 50 janë me oksigjeno terapi, 11 në gjendje më të rëndë dhe dy në respirator.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga ky spital.
“Aktualisht 67 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 50 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe 2 pacientë janë në Respirator (CPAP). Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 184 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 16 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, 3 lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.
“258 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,746 analiza ndërsa janë kryer 5 operacione”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
‘Mbylle gojën’, ‘përndjekëse’, debat i ashpër mes banorëve
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...