Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë duke u trajtuar 75 pacientë me coronavirus.
Në njoftimin e bërë nga Spitali i Pejës thuhet se 1 pacientë është në Respirator (CPAP), 46 pacientë janë në oksigjenoterapi ndërsa nga këta 14 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 197 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 20 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
“4 lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnje, 1 i gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, në njoftim bëhet e ditur se në 24-orët e fundit 325 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,831 analiza, ndërsa janë kryer 6 operacione./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...