Google ADS

Në Spitalin e Pejës 83 pacientë me Covid, 79 prej tyre po trajtohen me oksigjen

09:56 | 13 Nëntor 2020
V. S.

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës është rritur numri i pacientëve të hospitalizuar për trajtim nga sëmundja Covid-19.

Spitali ka njoftuar se aktualisht po trajtohen 83 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 79 pacientë janë në oksigjeno-terapi ndërsa nga këta 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Dy pacientë janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme