Google ADS

Në ShSKUK nuk ka persona të hospitalizuar nga Omicron

14:32 | 29 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Në Spitalet e Kosovës aktualisht nuk është duke u trajtuar asnjë pacientë i prekur me variantin e ri të Covid-19, Omicron.
Kjo është bërë e ditur nga drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, në një mbledhje që ka mbajtur me drejtorët e klinikave.

Drejtori i ShSKUK-së, ka kërkuar nga drejtorët e spitaleve të kenë angazhim dhe vigjilencë maksimale për zbatim të planit për menaxhim dhe trajtim të rasteve me Covid-19.

“Edhe pse aktualisht situata është e qetë dhe nuk ka raste të spitalizuara me variantin Omicron, spitalet duhet të jenë në gatishmëri të plotë, që në rast të paraqitjes së rasteve të kenë të gatshme hapësirat dhe stafin e nevojshëm për të ofruar trajtimin e nevojshëm shëndetëso”, ka thënë ai, thuhet në komunikatë..
ShSKUK ka planin për menaxhim të rasteve me Covid-19, në rast të ndonjë vale të re të mundshme me Covid-19, në nivel të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme