Numri i fëmijëve të hospitalizuar me Covid-19 por rritet rreth Shteteve të Bashkuara, një trend që ekspertet e shëndetësisë ja faturojnë faktit se varianti Delta, ka më shumë gjasë të infektojë fëmijet se varianti original, Alpha. Trendi po vihet re kryesIsht në zonat me nivel të ulët vaksinimi.
“Që prej fillimit të korrikut kemi parë një rritje të qëndrueshme të numrit të rasteve dhe gjithashtu të shtrimeve në spital të fëmijeve dhe adoleshentëve,”, Shprehet Dr.James Versalovic, shef pediatër në Teksas.
Varianti Delta është më ngjitësi nga të gjithë dhe përbën tashmë mbi 90% të rasteve tek kjo grupmoshë.
Sipas një analize, Florida mban rekordin për shtrimet në spital në 8 ditë radhazi.
Si në Teksas ashtu edhe Florida, shumica e nxënësve kthehen në bankat e shkollës këtë muaj, dhe në disa komunitete po debatohet nëse mbajtja e maskave do të bëhet me detyrim.
Dr.Jerry Bridgham ështe shef në spitalin pediatrik të Jacksonville të Floridës, ku po pranojnë raste shumë të rënda të pacientëve me Covid. Ndërsa thekson se shumica e pacientëve janë të rritur, rritja e shtrimeve te të miturve, ka qënë dramatike, sipas tij.
“Bëhet fjalë për një rritje prej 300 deri në 400 përqind të numrit të fëmijëve të shtruar.”
Mjekët thonë se fëmijët obezë dhe ata me probleme shoqëruese janë më të ekspozuar ndaj ndërlikimeve apo shtrimit ne spital, edhe pse është e vështire sipas tyre te parashikohet se cilët fëmijë do të kenë nevojë te hospitalizohen për shkak të covid-19.
Ekspertët bëjnë thirrje që të gjithë ata mbi moshën 12-vjeçare të vaksinohet, dhe fëmijet mbi 3 vjeç të mbajnë maska./express/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...