Google ADS

Në Pejë 3,070 kërkesa për të përfituar nga masa 15 e pakos emergjente

17:16 | 5 Qershor 2020
Arbresh.info

Përmes pakos së masave emergjente qeveria ka parashikuar një ndihmë edhe për skemat sociale.

Drejtoresha për Punë Sociale në Komunën e Pejës, Drita Kelmendi-Kukaj tregon kriteret që duhet të plotësojë një person për të qenë përfitues i kësaj ndihmë.

“Të drejtë aplikimi për masën numër 15 kanë pasur të drejtë qytetarët që janë të papunë. Personat në fjalë duhet të jenë të papunë, të mos jenë përfitues të asnjë skeme tjetër sociale qoftë pension apo diçka tjetër dhe të jenë të lajmëruar në entin e punësimit”, deklaroi për RTV Dukagjinin Drita Kelmendi-Kukaj.

Drejtoresha për Punë Sociale në Komunën e Pejës thotë se kompensimi do të jetë për tre muaj dhe në shumën prej 130 eurove.

“Rreth 3,070 kërkesa kemi pasur vetëm në Komunën e Pejës. Qytetarët të drejtë aplikimi kanë pasur edhe në mënyrë online edhe duke aplikuar fizikisht. Përzgjedhjen dhe kategorizimin e bën niveli qendrorë. Nga muaji prill ka filluar ndarje e mjeteve për ata që kanë aplikuar më herë. Sa do të jenë përfitues nga numri i përgjithshëm i aplikantëve as ne vet nuk e dimë”.

Drita Kelmendi-Kukaj thotë se personat që nuk do të jenë përfitues pas aplikimit, do të kenë mundësinë e ankimimit nga data 15 qershor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme