I pari i Gjilanit Lutfi Haziri, ka njoftuar se të dielën (nesër), në këtë komunë do të shpallet ditë zie, në nder të tre pacientëve që vdiqën nga COVID-19.
Kjo u bë e ditur nga vet Haziri përmes profilit të tij në Facebook.
Ai iu ka shprehur ngushëllime familjeve që humbën të afërmit e tyre, ndërkohë që ka thënë se Gjilani nuk është i njëjtë pa ta.
“Ditë morti për Gjilanin. Me shqetësim e morëm lajmin për humbjen e betejës me COVID-19 të pacientit A.Z. (1974), duke u bërë viktima e tretë sot dhe e teta në total. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve. Për nder të tyre, të dielën, 19 korrik 2020, kam shpall ditë zie. Gjilani nuk është i njëjtë pa ju!”, ka shkruar Haziri.
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës