Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, presidenti i vendit Stevo Pendarovski, njoftoi se gjendja e jashtëzakonshme në vend do të vazhdojë edhe për 14 ditë të tjera duke filluar nga 17 maji.
Pendarovski tha se propozimi i Qeverisë është i arsyeshëm, në lidhje me vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Në mbledhje kryeministri Spasovski referoi për 30 ditët e fundit dhe shpjegoi kërkesën e qeverisë për shpalljen e sërishme të gjendjes së jashtëzakonshme për 30 ditë. Pas konsultimeve që kam pasur ditëve të fundit me ekspertët e shumë fushave dhe me këshilltarët në Kabinet, si dhe rreth asaj çfarë u tha në seancë kam vendosur të shpall gjendje të re të jashtëzakonshme që do të zgjasë vetëm 14 ditë”, tha Pendarovski.
Ndryshe, vendimi i parë për gjendje të jashtëzakonshme u shpall më 18 mars, për shkak të gjendjes me koronavirusin.
Pas 30 ditëve të para, Pendarovski sërish më 16 prill shpalli gjendje të jashtëzakonshme prej 30 ditëve.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?