Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se procesi i vaksinimi po bëhet me ritëm të mirë në të gjithë vendin. Që nga 1 gushti, 31% e popullsisë mbi 18 vjeç janë vaksinuar me një dozë të vaksinës kundër Covid 19.
Nga MSH thonë se tek personat mbi 50 vjeç vaksinimi me një dozë është 50.6%, tek personat mbi 60 vjeç vaksinimi me një dozë është 61.2%, ndërsa tek personat mbi 70 vjeç është 64.9%, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas të dhënave të fundit, më shumë të vaksinuar me dozën e parë, janë në kryeqytet Shkup – 159,514, më pas në Manastir – 35,067 dhe në Tetovë gjithsej 31,007 qytetarë. Kumanova, Prilepi dhe Ohri kanë midis 20,000-25,000 qytetarë të vaksinuar me dozën e parë, dhe rreth 15,000-20,000 qytetarë janë vaksinuar deri më tani në qytetet Veles, Kavadar, Strumicë, Gostivar dhe Shtip, ndërsa në Koçan dhe Strugë janë vaksinuar pak më shumë se 10 mijë qytetarë.
“Vaksinimi është duke u zhvilluar në pikat ekzistuese të vaksinimit në vend, ku qytetarët mund të vaksinohen pa termin. Procesi i vaksinimit në terren zhvillohet në të gjithë vendin, me rotacion të ekipeve mjekësore në secilin fshat, vendbanim dhe vendbanim rural. Procesi i vaksinimit me vizitë në shtëpi zhvillohet pa probleme dhe në kohën e duhur sipas interesit të qytetarëve për këtë shërbim. Ka mjaft vaksina dhe ato janë në dispozicion për këdo që dëshiron të vaksinohet”.
“Ne apelojmë për sa më shumë interes që të jetë e mundur në periudhën në vijim. Vaksinimi është mënyra e vetme për të mposhtur virusin dhe për të parandaluar përhapjen e tij të mëtejshme në ditët e vjeshtës, pra në ditët kur valë e re e llojit Delta parashikohet në të gjithë botën”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Haradinaj beson në lirimin e bashkëluftëtarëve që po gjykohe...
Një bullgar i akuzuar për spiunazh për Rusinë “kishte diskut...
Xheneta ngacmon Drilonin teksa pastronte në kuzhinë, pastaj ...
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan