Në Komunën e Obiliqit sonte janë regjistruar edhe katër raste të reja me coronavirus.
Drejtoresha e Shëndetësisë së Obiliq, Vlora Kabashi thotë për RTV Dukagjinin se tri raste janë nga fshati Milloshevë dhe një tjetër nga fshati Plemetinë.
“Për fat të mirë rastet e raja janë raste kontakti dhe dihet burimi i infeksionit”.
Kabashi thotë se gjendja shëndetësore e të prekurve është e mirë dhe po trajtohen në shtëpitë e tyre.
Kabashi thotë se që nga fillimi i pandemisë në Komunën e Obiliqit janë marrë gjithsejtë 84 mostra kur pozitiv në COVID-19 rezultojnë 32 raste.
“Raste aktive janë 29 ndërsa tre të tjerë tashmë janë shëruar”, deklaroi ndër të tjera Vlora Kabashi.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...