Në këto vende së shpejti do të mund të udhëtohet vetëm me 3 doza të vaskinës

11:57 | 27 Janar 2022
Trina Galanxhi

Udhëtarët e vaksinuar me plane për t’u nisur jashtë vendit në muajt e ardhshëm mund të kthehen pas nëse nuk kanë marrë edhe dozën e tretë të vaskinës.

Disa destinacione të njohura për pushime në Europë kanë bërë të ditur tashmë se dy doza vaksinimi mund të mos mjaftojnë për të hyrë në këto vende, shkruan The Sun, transmeton portal arbresh.info

Disa vende kanë konfirmuar tashmë se udhëtarët nuk mund të hyjnë nëse nuk kanë pasur një përforcues, ndërsa të tjerë kanë caktuar një datë skadimi në pasaportat aktuale të vaksinës – kështu që udhëtarët që janë vaksinuar “shumë kohë më parë” do të kenë nevojë për një përforcues për të hyrë.

Ja për cilat vende bëhet fjalë:

Spanja

Aktualisht, udhëtarët e vaksinuar mund të hyjnë në Spanjë vetëm me dy doza.

Megjithatë, nga 1 shkurti, Spanja do të lejojë të hyjnë vetëm udhëtarët që mund të provojnë se janë vaksinuar plotësisht kundër Covid brenda 270 ditëve ose nëntë muajve të fundit.

Kushdo që ka marrë dozën e dytë për më shumë se nëntë muaj, duhet të jetë patjetër i vaksinuar edhe me përforcues.

Përforcuesi duhet të jetë dhënë më shumë se 14 ditë përpara udhëtimit.

Franca

Ndërkohë që udhëtarët e vaksinuar janë në gjendje të hyjnë në Francë, ata që kanë bërë përforcuesin për më shumë se shtatë muaj nuk do të lejohen të hyjnë.

Që nga 15 janari, të gjithë udhëtarët që janë vaksinuar plotësisht për më shumë se shtatë muaj, tani do të duhet të tregojnë prova të vaksinës së tyre përforcuese për të hyrë.

Greqi

Me 5 janar, Ministri i Shëndetësisë në Greqi, thanos Plevirs, ka njoftuar se certifikatat e vaksinës do të mbesin të vlefshme vetëm për shtatë muaj pas dozës së fundit të vaksinës.

Të gjithë ata që nuk marrin një vaksinë përforcuese brenda kornizës kohore shtatë mujore konsiderohen të pavaksinuar.

Ky rregull nuk vlen për qytetarët austriakë, pasi atyre nuk u kërkohet që të marrin tre doza për të hyrë në Greqi, mjafton vetëm një provë e testit negative për Covid.

Por ky rregull mund të ndryshojë në muajt e ardhshëm, kështu që udhëtarët me plane pushimesh për të shkuar në Greqi duhet të vazhdojnë të kontrollojnë për përditësime.

Zvicra

Në mënyrë të ngjajshme, udhëtarët që shpresojnë të hyjnë në Zvicër duhet të marrin dozën përforcuese brenda 270 ditëve pas marrjes së dozës së dytë.

Ashtu si në Holandë, pasaportat e vaksinave me dy doza janë të vlefshme vetëm për nëntë muaj.

Holandë

Nga 1 shkurti, Holanda do të pranojë vetëm certifikatat e vaksinave që tregojnë se doza e fundit është dhënë brenda nëntë muajve të fundit.

Kështu që udhëtarët që shpresojnë të vizitojnë do të duhet të kenë marrë përforcuesin e tyre brenda 270 ditëve që leja e tyre të konsiderohet e vlefshme.

Austria

Rregulli i dozës së dyfishtë zbatohet gjithashtu në Austri, që aktualisht do të thotë se pasaportat e saj të vaksinës do të jenë të vlefshme për 270 ditë pas marrjes së dozës së dytë.

Megjithatë, nga 1 shkurti që po shkurtohet në 180 ditë – vetëm gjashtë muaj – pas së cilës kërkohet një goditje përforcuese.

Belgjika

Belgjika ka dhënë një kornizë kohore edhe më të shkurtër për personat që kanë marrë dy dozat e vaksinës.

Nga 1 marsi, certifikatat e vaksinave do të jenë të vlefshme vetëm për 150 ditë pas një doze të dytë, duke u dhënë njerëzve vetëm pesë muaj për të marrë përforcuesin e tyre.

Emiratët e Bashkuara Arabe

Emiratet e Bashkuara Arabe janë vendi i parë që tashmë ka ndaluar hyrjen e vizitorëve nëse nuk kanë tre doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Që nga 10 janari, të gjithë udhëtarët që hyjnë në Dubai nuk janë konsideruar plotësisht të vaksinuar nëse nuk kanë marrë edhe përforcuesin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme