Pacientët me Covid-19 në Singapor, të cilët nuk vaksionohen me vullnetin e vet, do të duhet që ta paguajnë koston e hospitalizimit nga 8 dhjetori. Kështu ka vendosur qeveria e këtij vendi.
Qeveria i mbulon kostot e trajtimit të banorëve të Singaporit dhe të atyre që kanë pasaporta me afat të gjatë, përpos atyre që kanë dalë pozitiv menjëherë pas kthimit nga udhëtimi në vendet e huaja.
Ministri i Shëndetësisë, tha se vendimi i qeverisë për të mos e paguar koston e trajtimit të personave të pavaksinuar është një sinjal i rëndësishëm për ata që ende po refuzojnë që ta marrin vaksinën, shkruan The Guardian.
“Tash për tash, personat e pavaksinuar përbëjnë një shumicë të konsiderueshme të atyre që kërkojnë kujdes intensiv dhe në mënyrë disproporcionale kontribuojnë në presionin ndaj burimeve tona të kujdesit shëndetësor”, tha Ministria e Shëndetësisë.
Masa e re vlen vetëm për personat që vendosin që të mos e marrin vaksinën, pavarësisht se në aspektin mjekësor i plotësojnë kushtet dhe që janë hospitalizuar ose që janë në qendra të trajtimit për Covid-19 më 8 dhjetor e më vonë./arbresh.info/
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation