Në Gjilan sonte janë regjistruar pesë raste të reja me COVID-19.
Nënkryetari i komunës, Arbër Ismajli thotë për RTV Dukagjinin se tri rasteve tashmë u dihet burimi i infeksionit dhe dy prej tyre ende nuk u dihet burimi i infeksionit.
“Pos pesë rasteve sonte në Gjilan janë shëruar edhe katër persona tjerë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ismajli thotë se drejtori Naser Korça tashmë rezulton i shëruar nga coronavirusi por edhe një tjetër drejtor pret të mërkurën të testohet për shërim.
“Momentalisht kemi 72 raste aktive kur tre nga ta janë zyrtarë komunalë”, tha ndër të tjera Arbër Ismajli.
Lamtumirë Nadal – demi përshëndetet me tenisin
Kumbaro uron një ditë të mbarë nga Parku i Madh i Tiranës
Gjermania do të furnizojë Ukrainën me 4 mijë dronë inteligje...
SHBA-ja e mbyll Ambasadën në Kiev shkaku i rrezikut nga sulm...
Kurti falënderon ushtarët bullgarë që shërbejnë në Kosovë në...
Pacolli: Peci nuk duhet të tentojë të devijojë vëmendjen duk...