Këtë të mërkurë u raportua një kapërcim i “frikshëm” i rasteve të reja me koronavirus në vend dhe duke marrë shkas nga kjo, ministrja e Shëndetësisë bëri thirrje për vaksinim.
Ogerta Manastirliu u shpreh në “Facebook” se të gjithë duhet të vaksinohen në pikën më të afërt gjatë gushtit, që është edhe muaji i hapur i imunizimit.
“Rritja e infektimeve nga #COVID19 është tregues se vaksinimi nuk pret! Vaksinimi është detyrë qytetare Vaksinohu sa më parë në pikën më të afërt të vaksinimit. Mbro shëndetin dhe jetën. 1,229,405 vaksinime të kryera deri më sot.”
Kush është i dyshuari që shkaktoi tragjedinë në Magdeburg – ...
Bayern Munichu shkatërron RB Leipzigun për të vazhduar si li...
Sulmi i tmerrshëm në Gjermani – Raportohet se sulmuesi është...
Gresa me akuza të forta ndaj Sarës, për rolet që ka fituar n...
Osmani reagon pas sulmit në Gjermani: Përballë tragjedive të...
Kriza politike në Kanada, alternativat e Kryeministrit Trude...