Në 24 orët e fundit në Kosovë janë dhënë 356 doza të vaksinës anti-Covid

07:17 | 12 Mars 2022
Trina Galanxhi

Ministria e Shëndetësisë, bazuar në të dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 356 doza të vaksinës Anti-Covid.

Siç bëhet e ditur, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.817.199 doza të vaksinës, ndërsa me dozen e dytë 818.072 qytetarë janë vaksinuar deri më tani.

Kurse deri më sot janë dhënë 98.500 doza përforcuese dhe doza të treta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme