Shpesh, ndryshimi i klimës fajësohet për tkurrjen e habitateve dhe shkatërrimin e biodiversitetit, por studimi i ri sugjeron që ndryshimi i klimës ka zgjeruar habitatin e preferuar të lakuriqëve të natës, nga të cilët besohet se edhe shpërtheu infeksioni i koronavirusit.
Sipas një studimi të ri të ndërrimeve të vegjetacionit në provincën Yunnan të Kinës Jugore, si dhe rajoneve fqinje në Mianmar dhe Laos, tokat shkurore tropikale janë transformuar nga zhvendosjet në temperatura dhe nivelet atmosferike të CO2 gjatë shekullit të kaluar, transmeton portali arbresh.info
Ndryshimet klimatike, sikurse i përshkruan studimi i botuar në revistën “Science”, i kanë bërë këto rajone miqësore me speciet e lakuriqëve në Azinë Jugore.
“Zhvendosja e vlerësuar e drejtuar nga klima e këtyre biomave në savanë tropikale dhe pyje gjetherënëse, atëherë ka të ngjarë të krijojë një mjedis të përshtatshëm për shumë prej këtyre specieve,” i tha UPI në një email autori kryesor i studimit Robert Beyer, zoolog dhe studiues në Universitetin e Kembrixhit.
Shkencëtarët vlerësojnë të paktën 40 lloje lakuriqësh të natës kanë migruar në provincën Yunnan gjatë 100 viteve të fundit, duke futur 100 koronavirusë të rinj në popullatat e lakuriqëve të natës në rajon.
Shkencëtarët sugjerojnë që studimi i shpërndarjes zhvendosëse të koronavirusëve brenda popullatave të kafshëve mund të ndihmojë studiuesit të përcaktojnë origjinën evolucionare të Covid-19, infeksionit të koronavirusit përgjegjës për pandeminë e vazhdueshme, transmeton portali arbresh.info
“Zgjerimi i zonave urbane, tokave bujqësore dhe vendeve të gjuetisë gjithnjë e më thellë në habitatet natyrore krijon gjithnjë e më shumë mundësi për kontakte midis njerëzve dhe jetës së egër që mbart patogjene, e cila drejton transmetimet,” tha Beyer.
Në studimet e vazhdueshme, shkencëtarët thanë se shpresojnë se që të gjejnë ndikimin që ka ndryshimi i klimës te bimët dhe kafshët, në mënyrë që të kompletojnë bashkëveprimet mes viruseve dhe strehuesve të kafshëve./arbresh.info/
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...