Ndikimi i qëndrueshëm i një infeksioni të rëndë Covid-19 në tru në fusha të tilla si kujtesa, vëmendja ose zgjidhja e problemeve mund të jetë i barabartë me 20 vjet plakje, raporton një studim i kryer në Britani të Madhe.
Studimi i ri, i udhëhequr nga një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Cambridge dhe Kolegji Imperial në Londër, ka gjetur se dëmtimi njohës si rezultat i koronavirusit është i ngjajshëm me atë që përjetojmë kur jemi 70 vjeç dhe është e barabartë me humbjen e 10 pikëve në inteligjencë, transmeton portal arbresh.info
Hulumtimi, i botuar në revistën eClinicalMedicine’, tregon se efektet janë ende të dukshme më shumë se gjashtë muaj pas sëmundjes akute dhe se çdo rikuperim është shumë gradual.
Dëmtimi njohës është i zakonshëm për një gamë të gjerë çrregullimesh neurologjike, duke përfshirë çmendurinë, madje edhe plakjen rutinë, por modelet që pamë ‘gjurmën e gishtit’ kognitiv të Covid-19 ishin të dallueshme nga të gjitha këto, tha profesori David Menon, autor i studimit.
“Kjo do të thotë se ka një numër të madh njerëzish që ende përjetojnë probleme me njohjen shumë muaj më vonë. Ne duhet urgjentisht të shohim se çfarë mund të bëhet për të ndihmuar këta njerëz”, tha ai.
Sipas studiuesve, kjo është hera e parë që bëhet një vlerësim dhe krahasim i tillë rigoroz në lidhje me pasojat e rënda të koronavirusit.
Studiuesit kanë analizuar të dhënat e 46 pacientëve me Covid, 16 prej të cilëve u vendosën në ventilim mekanik gjatë qëndrimit në spital.
U vlerësuan gjithashtu shkallët që matnin ankthin, depresionin dhe çrregullimin e stresit post-traumatik. Të dhënat më pas u krahasuan me kontrollet e përputhura.
Analiza e të dhënave zbuloi se të mbijetuarit e Covid-19 ishin më pak të saktë dhe kishin kohë më të ngadalta reagimi sesa ata që nuk ishin prekur nga koronavirusi.
Studiuesit gjithashtu treguan se pacientët me Covid reagonin ngadalë për shkak të konsumit të ulët të glykozës në tru brenda rrjetit frontoparietal të trurit, përgjegjës për vëmendjen, zgjidhjen komplekse të problemeve dhe kujtesën e punës, ndër funksione të tjera.
Ndërsa ky studim shqyrtoi rastet e shtruara në spital, ekipi thotë se edhe ata pacientë që nuk janë mjaftueshëm të sëmurë për t’u pranuar mund të kenë gjithashtu shenja treguese të dëmtimit të lehtë./arbresh.info/
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV e para dhe me mbi 5...