Gazetari i mirënjohur i Radio Shkodrës, TVSH, Deutsche Welle në shqip, si dhe i mediave lokale Lek Plani ka ndërruar jetë sot, ndërkohë që prej disa ditësh ai ishte infektuar me covid.
Për mbi 30 vite, Plani ishte pjesë e medias së shkruar dhe asaj vizive duke punuar për televizionin shtetëror, për Deutsche Welle në shqip, si dhe i mediave lokale në Shkodër.
Lekë Plani ishte edhe një instrumentist i njohur në qytetin e Shkodrës e ka marrë pjesë në aktivitetet artistike.
Ka qenë miku i tij, gazetari Gasper Marku i cili ka ndarë lajmin e trishtë:
Lajm tronditës! Sapo më njoftuan, se gazetari i mirënjohur i Radio Shkodrës, TVSH, Deutsche Welle në shqip, si dhe i mediave lokale Lek Plani, ndërroi jetë në Tiranë. Për orarin e ceremonisë së varrimit do të njoftohet në një moment të dytë.
Ngushëllime familjes “Plani”, pushofsh më paqe, kolegu, shoku, miku ynë i mirë, Leka!/tch
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...