Google ADS

Ndërrojnë jetë dy pacientë të infektuar me Covid-19

12:07 | 25 Qershor 2020
Arbresh.info

Në repartin infektiv pranë Spitalit klink të Shtipi kanë ndërruar jetë dy pacientë të prekur nga Covid-19.

Drejtori i Spitalit Klink-Shtip, Angel Gjorgjiev për MIA ka theksuar se bëhet fjalë për pacientë të moshës 80 dhe 75 vjeç.

Pacienti i moshës 80 vjeçare në spital është hospitalizuar më 5 qershor, gjendjen e kishte të vështirë dhe ka qenë në frymëmarrje artificiale.

Derisa pacienti i moshës 75 vjeçe në spital është sjellë gjatë ditës së djeshme në orët e paradites me simptoma të koronavirusit dhe ka ndërruar jetë vetëm disa orë pas hospitalizimit.

Që të dy pacientët kanë pasur edhe probleme të tjera shëndetësore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme