Google ADS

Ndalohen kollitjet dhe teshtitjet, kush bën shaka me Covid, përjashtohet nga shkolla

01:04 | 1 Shtator 2020
Trina Galanxhi

Fëmijët nuk mund të bëjnë në shkollë shaka me koronavirusin. Në të kundërt rrezikojnë pezullimin nga shkolla dhe dërgimin në shtëpi. “Daily Mail” shkruan se në Britaninë e Madhe u është dhënë një udhëzim i qartë prindërve se fëmijët që do të bëjnë shaka me simptomat e Covid do ta pësojnë rëndë.

Kjo për shkak se shaka të tilla mund të shkaktojnë konfuzion te fëmijët e tjerë në kushtet kur nuk mund të ruhet distanca sociale.

“Sjelljet e mëposhtme mund të çojnë në përjashtim me afat të caktuar: kollitje, teshtitje të qëllimshme ose me qëllim të keq; komente ose deklarata me humor, të papërshtatshme në lidhje me koronavirusin; kontakt fizik i qëllimshëm me një person tjetër; dështimi i përsëritur për të ndjekur udhëzimet brenda një afati kohor” – thuhet në rregullore. Mësuesit do të paralajmërojnë fëmijët se mund të “përjashtohen” nëse “me dashje injoron ose refuzon të ndjekë udhëzimet në lidhje me rregullat e higjienës dhe distancës shoqërore”./lapsi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme