Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shpërndarë një video mesazh të mjekes Najada Çomo: Virusi është mes nesh, frekuentoni sa më pak ambientet publike!
Mjekja ka dalë me një apel për të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë masat e vendosura, për frenimin e përhapjes së koronavirusit.
“Jemi në verë dhe prej pesë muajsh, fluksi i pacientëve ka ardhur duke u shtuar me të sëmurë rëndë e me humbje jete.
Kam një apel që këto 5 muaj pune intensive që nga dimri deri në verë janë lodhje, ndaj ju lutem respektoni masat e thëna që janë elementë shumë të pakët, si maska, distanca fizike dhe frekuentoni sa më pak ambientet publike, ku mblidhen shumë njerëz se janë vendi më i rrezikshëm për tu infektuar nga COVID-19. Virusi “është midis jush, e është dhe midis nesh”. Ne jemi për t’u shërbyer juve e ju jeni për të mbrojtur shëndetin tuaj e për tu pakësuar numri i personave që vijnë në spital””, tha doktoresha.
Mjeku saudit i dyshuar për sulmin në tregun e Krishtlindjeve...
Kurti merr pjesë në manifestimin e Ditës Botërore të gjuhës ...
Vetaksidentohet vetura e policisë në veri, lëndohen pesë pol...
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...