Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci në seancën e Kuvendit ka thënë se situata me pandeminë është jashtë kontrollit.
Në fjalën hyrës, Nagavci ka akuzuar Qeverinë Hoti që nuk po arrin të menaxhojë si duhet pandeminë COVID-19.
“Situata me pandeminë është përkeqësuar shumë, shifrat e larta e të infektuarve dhe vdekjeve janë alaramnte. Për 5 ditë kemi rreth 4 mijë të infektuar dhe rreth 50 qytetarë janë humbur jetën. Situata në shkolla është në kufijtë e çorganizimit. Masat e marra nga korriku deri më sot nuk garantojnë siguri e mbështetje për qytetarët. Jemi në një krizë të shumanshme nga COVID-19, situata është jashtë kontrollit. Kjo qeveri nuk po arrin të menaxhojë me këtë krizë”, ka thënë Nagavci./arbresh.info/
Haxhiu: Kemi ende punë për të bërë për fuqizimin e grave
Kosova përfundoi në vendin e parë nga 11 shtete pjesëmarrëse...
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë eur...
“Duhet të shqetësohen edhe të tjerët” – Arrestimi i Diddyt e...
Banorët e prekur nga përmbytjet në Vlorë kërkojnë mbështetje
Sigal Prishtina mposht Trepçën në ‘Minatori’