Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka folur për situatën me koronavirusin në vend.
Në Edicionin Special të Klan Kosovës, ajo ka theksuar se Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria Kurti kanë shënuar arritje shumë të mirë sa i përket vaksinimit kundër COVID-19, por sipas saj, gjithmonë ka vend për më mirë,
“Thirrja për vaksinim dhe ai premtimi për vaksinim të 60 përqind të popullatës është arritur, vaksinimi është storie suksesi. Për përmirësim ka vend në monitorimin të zbatimit të masave. Ajo çfarë kërkohet është që edhe mekanizmat institucionalë, përfshirë inspektorët shëndetësorë sanitarë, të jenë shumë më prezent në terren, të jenë bashkëpunues edhe organet tjera kompetente për zbatim”, ka thënë ajo, njofton Klan Kosova.
“Por, jo me shtet policor. Unë si epidemiologe dhe mjeke që kam bërë edukim shëndetësor ndër vite, unë jam e prirë që të vazhdojmë shumë më shumë me masa edukative se sa me masa shtrënguese, si dhe jo me masa dënuese”.
Ajo ka theksuar se edhe qytetarët duhet të jenë më përgjegjës për respektimin e masave që janë vendosur për të mos u përhapur koronavirusit.
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...